Ai theksoi se për më shumë se 8 vjet, prodhimi kryesor në Shqipëri ka qenë kanabisi dhe droga, duke lënë pas dore prodhimet bujqësore. Berisha fajësoi qeverinë për mungesën e investimeve dhe mbështetjes për bujqësinë, përfshirë mbrojtjen e tokës dhe zhvillimin e infrastrukturës vaditëse.
Lideri demokra theksoi një rënie të ndjeshme të prodhimit bujqësor dhe industrial në vitet e fundit, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend që po bie si një prodhues dhe po shndërrohet në një vend të shërbimeve dhe ndërtimit, ku korrupsioni dhe droga dominojnë.
Kryetari i PD prezantoi një plan për të transformuar bujqësinë në Shqipëri. Berisha tha se çdo fermer do të ketë pension dhe çdo i moshuar në fshat do të trajtohet me minimum jetik. Buxheti për bujqësinë dhe blegtorinë do të trefishohet dhe do të arrihet niveli i vendeve të rajonit. Ai kërkoi subvencione për çdo bimë, kokë bagëti dhe prodhim, dhe heqjen e taksave ndëshkuese për prodhimet bujqësore. Kryedemokrati theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së tokës dhe zhvillimit të infrastrukturës për vaditje dhe kullim. Berisha gjithashtu u shpreh se, do të angazhohet për shumëfishimin e drurëve frutorë, veçanërisht ullinjve dhe arrorëve.