Vota e diasporës/ Berisha i prerë: Nuk lejojmë asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti ynë

2 Min Read

TIRANË – Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vota e diasporës është në rrezik. Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se shumica po e refuzon amendamentin që të votojnë edhe shqiptarët që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar.

Berisha shtoi më tej se PD nuk do të lejojë asnjë votim dhe asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti i propozuar.

Pjesë nga fjala e Berishës

Negociatat janë, Partia Socialiste kërkon të përjashtojë të gjithë shqiptarët me të drejtë vote jashtë Shqipërie, që nuk disponojnë dokumente shqiptare dhe ky është një akt antidemokratik, antikushtetues.
Pasja apo jo e letërnjoftimit apo pasaportës shqiptare nuk ka asnjë implikim me qenien apo jo shtetas shqiptar.
Pra, mund të jesh shtetas shqiptar dhe të mos kesh pasaportë shqiptare, por të kesh dokumente të një, dy apo tre vendeve të tjera që lejojnë dyshtetësi.
Nuk e pranojnë socialistët.
Kështu që unë e deklaroj këtu, asnjë votim, asnjë ndryshim nuk bëjmë nëse nuk pranohet ky amendament i yni, që është krejtësisht pa asnjë lloj anësimi politik, por strikt për të respektuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendit.
Për ne, ky është kushti.
Vota e diasporës vihet në rrezik nëse përjashton dy të tretat e shqiptarëve jashtë vendit.
Ti e bën me këtë qëllim këtë, se këta e shohin që diaspora e urren PS-në. Shqiptarët e kanë turp të kujtojnë narkoshtetin që ka ndërtuar Edi Rama në Shqipëri.
Shqiptarët nuk ia falin të largojë 1 milion persona në 10 vite.
Këta menduan se do ishte ndryshe, por u del krejt tjetër. Ndaj dhe duan tani t’i kufizojnë.

Share This Article
Leave a Comment