E quajti Gjestin “kopil shkine”, Jozi përjashtohet nga Big Brother Vip |

1 Min Read

Këngëtari Jozef Marku, i thirru ndryshe Jozi, është përjashtuar nga gara e “Big Brother Vip Albania 4”.

Këtë vendim produksioni e ka marrë pas deklaratës skandaloze të Jozit ndaj Gjestit, duke e ofenduar këtë të fundit pas spektaklit të djeshëm gjatë darkës mes banorëve.

Jozi e ka quajtur Gjestin “kopil shkine”, pas pretendimeve se ky i fundit i kishte prishur dasmën simbolike të organizuar nga produksioni.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Gjesti, i cili gjatë bisedave me banorët ka theksuar se është nipi i një dëshmori dhe se babai i tij ka luftuar për çlirimin e Kosovës.

Ky etiketim i Jozit ndaj Gjestit është dënuar nga një pjesë e mirë e banorëve, por jo nga Gerta dhe gjithashtu Jozi ka këmbëngulur që të mos i kërkojë falje Gjestit.

Jozi është i pari nga banorët që përjashtohet direk me Zarf të Zi në këtë edicion të Big Brother Vip.

Share This Article
Leave a Comment