Qëllohet me thikë një person në Korçë

1 Min Read

Një person është qëlluar me thikë mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës.

Mësohet se, qytetari i plagosur është transportuar për në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

I plagosuri është identifikuar si Ergyst Shtylla, ndërsa ende nuk dihet identiteti i autorit.

Ndërkohë, policia ende nuk ka mundur të arrestojë autorin, i cili pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Share This Article
Leave a Comment