“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhet provokuese shpalosen kudo në Beograd

1 Min Read

Lëvizja konservatore “Tonët” ka vendosur në qendër të Beogradit pankarta në të cilat janë vendosur fotografi të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe njeriut më të pasur në botë Elon Musk.

Por aty nuk ka munguar edhe një slogan “Make Serbia Great Again” (Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe)  e ngjashme me sloganin e presidentit te zgjedhur Trump Ta bejme Ameriken serish te madhe.

Dhe ndërsa konservatorët po bëjnë një fushatë që bën thirrje të tillë, “shumë qytetarë dhe analistë besojnë se kjo përmbajtje mund të çojë në baza të mjaftueshme për qëndrime ekstreme”.

Ndërkohë në disa profile në platformën X janë publikuar foto të pankartave, që thuhet se janë vendosur në Beograd dhe Novi Sad.

https://e3dc203a50e6a4167a195217f1af64e3.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Mbishkrimi thuhet se përfaqësonte dedikimin e sloganit të Donald Trump “Make America GreatAgain”, por në këtë kontekst aludon për formimin e “Serbisë së Madhe”, shkruajne mediat.

Në “kufijtë e Serbisë së Madhe”  sic duket nga pamja përfshihen Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, si dhe një pjesë e Kroacisë

Edhe në Prishtinë janë shpërndarë disa postera me mesazhin “Make Kosova Great Again”.

Share This Article
Leave a Comment