Beleri kundër partisë së Mitsotakis, mbështet të preferuarin e Elon Musk në PE

2 Min Read

Gjithçka nisi kur eurodeputeti i Demokracisë së Re nga Himara doli kundër partisë së tij, duke propozuar eurodeputetin Panayiotou me argumentin se “ai është grek”.

Po ashtu kundër Belerit u rreshtua edhe kolegia e tij nga Demokracia e Re Elise Vozeberg, e cila është edhe kryetare e grupit të deputetëve të Micotaqis në Parlamentin Europian dhe njëherësh, kryetare e Komitetit të Transportit dhe Turizmit gjithashtu e “zbrazi” atë. Ajo sqaroi në një postim se propozimi i Belerit ishte një zgjedhje personale “dhe nuk përshtatet me linjën politike të Eurogrupit të Demokracisë së Re”.

Në fakt, sipas informacioneve të mediave greke, Beleri nuk e ka njoftuar kryetaren e eurodeputetëve të Demokracisë së Re, Eliza Vozeberg, e cila ka marrë informacion nga kreu i eurodeputetëve të DISY qipriot, Loukas Fourlas.

Nga ana e tij, Beleri e justifikoi veprimin e tij duke thënë se ishte një zgjedhje personale që bazohej vetëm në “origjinën greke” të Fidias Panagiotou.

“Në mbledhjen e sotme të Komitetit Special të sapoformuar të Parlamentit Evropian “Mburoja për Demokracinë Evropiane”, u ngrit çështja e plotësimit të postit të zv/presidentit. Nuk kishte asnjë kandidat nga Partia Popullore Evropiane. Zgjodha të mbështes deputetin e pavarur qipriot, Fidias Panayiotou, bazuar vetëm në origjinën e tij greke dhe asgjë më shumë”, tha Beleri në një postim në platformën ‘X’.

Share This Article
Leave a Comment