Berisha në Gjermani, takohet me ish-Presidentin ukrainas dhe kryebashkiakun e Berlinit

1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është takuar në Gjermani me ish-Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe me kryetarin e Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner.

Këto takime, kryedemokrati i ka realizuar gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e CDU-së në Gjermani, ku ishte i ftuar të merrte pjesë.

Berisha i ka publikuar momentet e takimeve në rrjetet e tij sociale.

Gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e CDU, Sali Berisha u takua edhe me kreun e kesaj partie, Fridrih Merz.

Share This Article
Leave a Comment