Grand Park Skyline, projekti që sjell hotelin luksoz Philip Plein në zemër të Tiranës

1 Min Read

Hoteli Philip Plein mbërrin në zemër të Tiranës.

Është ky lajmi që është bërë i ditur nga vetë përfaqësuesit e këtij brandi të famshëm që njoftojnë marrëveshjen shumëvjeçare me kompaninë X One shpk, e drejtuar nga Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj me lidhje të forta me Italinë.

Në faqen e Philip Plein bëhet me dije se Grand Park Skyline, siç është pagëzuar, do të përmbajë hotelin me 150 dhoma, rreth 100 apartamente, një lounge, bar restorant Sukaru dhe clubin, Plazhi i Kristaltë.

Gjithcka do të mishërojë stilin e Philip Plein bashkëlidhur me vizionin e X One për të krijuar një hapësirë që sjell stilin dhe arkitekturën inovative.

Projekti parashikohet të marrë 5 vite dhe të finalizohet në vitin 2030.

Drejtuesi i Philip Plein Group u shpreh entuziast për këtë bashkëpunim: “Jemi të emocionuar të sjellim stilin tonë unik në këtë projekt. Ky partneritet thekson forcën e brandit tonë dhe na çon drejt hapësirave të reja. Ne po kërkojmë të krijojmë hapësira që rrisin shërbimin dhe ridimensionojnë përvojën e klientit”.

Share This Article
Leave a Comment