Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

1 Min Read

Një euro në rritje shihet si një shpresë për një sër sektorësh në vend që prej vitesh vuajnë zhvlerësimin e kësaj monedhe. Shkak të së cilës Banka e Shqipërisë rendit prurjet nga turizmi, remitancat, por dhe investimet  e huaja direkte.

Nivelin më të lartë euro në 2024 e kishte në janar ndërsa tendenca rënëse u thellua ehde më shumë në muajin maj. Niveli më I ulët u arrit në nëntor 2024  me 98.2 lekë ndërsa fundi i janarit po shfaq shpresa.

Por tendenca të tilla në raportin e Fondit Monetar ndërkombëtar shihen me shqetësim nëse euro arrin në niveli në  viti 2022 ku shkëmbehej për 120 lekë.

Banka e Shqipërisë i shtoi ndërhyrjet në tregun valutor në 2024 me qëllim stabilizimin e euros. Por FMN rekomandon se Banka duhet të lejojë që kursi I këmbimit të përshtatet në mënyrë më fleksibël me tregun.

Share This Article
Leave a Comment