Tirana-Elbasani mbyllet pa fitues, Dinamo shmang humbjen përballë Skënderbeut

1 Min Read

Tirana dhe Elbasani kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të nga Jarmouni dhe pas 60 minutash, verdheblutë rikthyen baraspeshën me Mustën.

Pavarësisht tentativave për të shënuar sërish, asnjëra prej skuadrave nuk ja doli duke u ndarë me nga 1 pikë nga “Niko Dovana”.

Në sfidën tjetër, Dinamo ka barazuar 1-1 ndaj Skënderbeut.

Fillimisht korçarët që realizuan me Rashicën nga pika e bardhë, por Lorran arriti të barazojë për dinamovitët me një gol të bukur me kokë.

Me këtë barazim Dinamo mbetet në vendin e katërt të renditjes me 39 pikë, tre pikë larg Egnatias kryesuese. Ndërsa Skënderbeu në vendin e fundit me 20 pikë, katër pikë larg daljes nga zona e ftohtë.

Share This Article
Leave a Comment