Rusia sulmon Ukrainën me raketa dhe dron, 7 viktima dhe disa të plagosur

1 Min Read

Të paktën 7 persona u vranë, 14 të tjerë u plagosën dhe ndërtesat e banimit u dëmtuan nga sulmet ajrore me raketa dhe dron të lëshuar nga Rusia kundër Ukrainës, thanë sot zyrtarët.

Ministria e Brendshme tha se një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në qytetin e Poltava, në Ukrainën qendrore.

Një tjetër person ka vdekur në Kharkiv, në verilindje të Ukrainës, tha kryebashkiaku i qytetit.

Autoritetet ukrainase ditën e sotme raportuan për sulme ruse në dy provinca në Ukrainën lindore.

Oleh Sinekhubov, guvernator i Kharkiv, i cili është afër kufirit me Rusinë, tha se kishte pasur “sulme armiqësore” në dy zona të provincës.

Në provincën Poltava, sulmi rus shkaktoi dëme në “infrastrukturën energjetike”, duke lënë 164 familje pa energji elektrike, tha komanda ushtarake lokale.

Share This Article
Leave a Comment