“E kam nisur fushatën time edhe këtu nga qelia!” Meta në Konventën e PL-së në Tiranë: Nuk më përjashtojnë dot nga politika, do të zgjidhem deputet si ndër më të votuarit

1 Min Read

TIRANA– Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbajtur fjalë në Konventën e PL-së në Tiranë, përmes një audio të regjistruar nga burgu, teksa deklaroi se nuk e përjashtojnë dot nga politika. Meta tha se do të zgjidhet si një ndër deputetët më të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi se e ka nisur fushatën e tij edhe nga qelia.

“Ilir Metën nuk e përjashton dot nga politika as Rama as Dumani dhe as McGonigalët. Unë e kam nisur fushatën time edhe këtu nga qelia numër 5. Dhe ju garanton se do të zgjidhem deputet si ndër më të votuarit edhe me pranga në duar nga qytetarët e qarkut të Tiranës që do të votojnë këtu, por edhe gjitha ata që do votojnë nga emigracioni”, tha Meta.

Share This Article
Leave a Comment