Emigrantët do të kthehen sërish në Itali, mbërrin në Shëngjin anija që do marrë 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër 

1 Min Read

Ka mbërritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane që do të marrë mbrapsht 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër. 

49 emigrantët mbërritën në vendin tonë të martën më 29 janar me anijen e italiane Cassiopeia, por 5 prej tyre u kthyen me të njëjtën anije që erdhën për në Qendrën e Azilkërkuesve në Bari, pasi nga kontrollet paraprake autoritetet identifikuan katër të mitur dhe një të rritur vulnerabël. 

Ndërsa refugjatët e tjerë nga Bangladeshi dhe Egjipti u akomoduan në Gjadër, por pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Romës mbrëmjen e së premtes (31 Janar) do të kthehen sërish sot në shtetin fqinj. 

“Ka habi të madhe, sepse për mendimin tonë nuk ka nevojë të presim vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”, thanë burime qeveritare për ANSA, duke komentuar mosvleftësimin e ndalimit të emigrantëve që ishin dërguar në Shqipëri. 

Share This Article
Leave a Comment