Humbën rrugën në Malin e Taraboshit, dy turistët gjenden pas disa orësh kërkime

0 Min Read

Dy turistët, njëri nga Kosova dhe tjetra shtetase nga Gjermania, janë shpëtuar nga policia, pasi kishin humbur rrugën gjatë udhëtimit në Malin e Taraboshit.

Pas disa orësh kërkimi në zonën malore, efektivët kanë gjetur dy turistët në fshatin Zogaj përgjatë malit të Taraboshit.

Dy turistët janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transportuar më pas në qytetin e Shkodrës.

Share This Article
Leave a Comment