Pagoi vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli mohon krimin. Personi që i shiti armën e nxjerr zbuluar

1 Min Read

Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, ka mohuar para gjykatës akuzat për vrasjen e gruas së tij, duke deklaruar se është plotësisht i pafajshëm.

“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, ka thënë ai para trupës gjykuese.

Por, gjatë seancës i pandehuri Tom Dodaj, që akuzohet se i ka shitur Naim Murselit armën me të cilën u ekzekutua në sy të dy fëmiijëve të saj Liridona, ka nxjerrë zbuluar “bashkëpunëtorin” e tij.

Para trupës gjykuese ai ka pranuar fajsinë dhe faktin se i  kishte shitur për 280 euro Naim Murselit armën me të cilën Granit Plava ka kryer vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Një seancë e tillë ishte paraparë të mbahej më 27 janar, por u ndërpre pak pasi nisi për shkak se avokatët e dy të akuzuarve thanë se nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës. Ata thanë se duke mos pasur shkresat e nevojshme, nuk mund të këshillojnë klientët e tyre si të deklarohen për aktakuzën. Gjyqtarja u kërkoi që në seancën e 31 janarit, ekipet mbrojtëse të jenë të përgatitura.

Të akuzuar në këtë rast janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, dhe tre të tjerë, Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Dodaj.

Share This Article
Leave a Comment