Iu gjet një kallashnikov në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Peqin

1 Min Read

Policia  ka vendosur në pranga një 31-vjeçar në Peqin, i cili posedonte kallashnikov në banesë.

Në pranga ka rënë i riu Merilto Merku, në fshatin Bishqem, pas kontrolleve që iu ushtruan në banesë ku dyshohej se mbante armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që 31-vjeçari posedonte. Ai u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin ushtruan kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bishqem, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje. Në përfundim të veprimeve, M. M., 31 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment