Kongresi përplaset me R.F.Kennedy për qëndrimin kundër vaksinave dhe abortit

2 Min Read

Sekretari ri i shëndetësisë së administratës Trump, R.F.Kennedy u përball me një fushatë të gjerë opozicioni në Kongres për qëndrimin e tij kundër vaksinave dhe kundër abortit, si nga demokratë e republikanë ndërsa pati mbështetje për idetë e reduktimit të kimikateve të shtuara në ushqimet e përpunuara dhe për studimin e rritjes së numrit të sëmundjeve vitet e fundit, shkruan rrjeti vendas Kob.com

Kennedy u pyet gjithashtu sesi mendonte të reduktonte faturën prej 1.7 trilionë dollarë të departamentit që mbulon shëndetësinë për rreth 80 milionë amerikanë.

Por përgjigjet e tij mbi mangësitë agjencive të shëndetësisë sollën korrigjime nga shumë senatorë që kundërshtojnë pikëpamjet e tij.

Para senatit, Kennedy kishte zbutur disi qëndrimin ndaj vaksinave duke thënë se “Nuk është kundër dhe se ato luajnë një në kujdesin shëndetësor”.

Përfaqësuesit demorkatë menjëherë kundërshtuan duke përmendur thirrjet e tij te mëparshme kundër vaksinave dhe kjo solli replika të tensionuara dhe ndërhyrje nga audienca.

Kennedy ka qenë më parë përfaqësuesi më i lartë të atyre që pushteti quan “teori konspiracioni”, në lidhje me mjekësinë alternative apo mbi sigurinë dhe qëllimet e vërteta të vaksinave.

Kennedy pranoi disa prej deklaratave dhe mohoi disa të tjera, shkruan rrjeti Kob.com.

Senatori demokrat Bernie Sanders, tha se mbështeste sloganin e Kennedy, “Make America Healthy Again” (Ta bëjmë Amerikën përsëri të shëndetshme) por kundërshtonte pikëpamjet e tij mbi vaksinat të cilat shfaqen hapur në faqen e internetit të Kennedy “Children’s Health Defense” (Mbrojtja e shëndetit të fëmijëve)

Kennedy shtoi se Trump i kishte kërkuar të hetonte mbi sigurinë e mjekimeve në mbështetje të abortit, mbi shtesat kimike në ushqimet e përpunuara, dhe per asistencën ushqimore për të varfrit, mes te tjerave.

Share This Article
Leave a Comment