Deputetët britanik i shkojnë për takim zyrtar në zyrë kreut të PD Sali Berisha

1 Min Read

TIRANA- Deputetët britanikë zhvillojnë takim me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Mësohet se ata janë ftuar në Shqipëri nga Qendra Konservatore Shqiptare. Pala shqiptare që i ka ftuar kanë qenë Enri Ceno, Nikola Kedhi, Alfred Pellumbit dhe Besa Manaj. Ky është takimi i parë i këtij niveli për Berishën që prej shpalljes “non grata” nga ShBA dhe Britania. 

“Së bashku me miqtë dhe bashkëpuntorët e Institutit Konservator dhe Sekretariatit, Besën, Alfredin dhe Nikolën pritëm Andrew Rosindell deputet i Romford për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar, Ministër i Jashtëm në hije, Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme. 

Martin Vickers Deputeti konservator i Mbretërisë së Bashkuar, Kryetar i grupit parlamentar miqësor të MB-së dhe Ballkanit. Philippa Broom ish-drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë për Partinë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar dhe anëtare e Bordit të grave konservatore dhe Pierre Plumeau Këshilltar i Andrew Rosindell”,thuhet në njoftimin e qendrës. 

Share This Article
Leave a Comment