Rama ka patur 2-3 “EncroChat-e”

2 Min Read

Sali Berisha, në nisje të seancës së sotme plenare i ka përsëritur mazhorancës kërkesën për ngritjen e një komisioni të ri parlamentar, Komisionit të së Vërtetës.

Berisha tha se duhen nxjerrë para shqiptarëve lidhjet e politikës me krimin dhe të zbulohet se cili prej politikanëve ka qenë përdorues i aplikacionit “Sky Ecc” dhe “EncroChat”.

Sipas liderit demokrat, Edi Rama ka patur 2-3 kode në këto aplikacioni, duke rikujtuar dëshmitë e partneres së Charls McGonigal.

Berisha paralajmëroi se nëse nuk ngrihet komisioni i së vërtetës, Partia Demokratike do t’i publikojë një më një të gjitha faqet e bisedave të ardhura nga partnerët ndërkombëtarë.

“Nuk është TikTok rrugaçi që thotë “Ajatollahu i Tiranës”, por është EncroChati, krimineli, vrasësi, trafikanti. Të krijohet komisioni i së vërtetës sipas propozimit të Sulës, për të nxjerrë para shqiptarëve veçanërisht para zgjedhjeve, lidhjet e politikës me krimin, i cili është kusht i domosdoshëm. Ka patur këtu me 2-3 EncroChat-e. Damian se po flas unë. Ke pasur dhe ti. Betohu se nuk ke pasur. Mos u fsheh.  Kryeministri juaj ka pasur 2 ose 3 të tillë. Kryeministri ka patur 2-3 të tillë.

Harruat ju si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal kur tha se nuk e lëshonte për orë të tëra në SkyEcc me Edi Ramën. I harruat këto? Është më mirë t’i zbardhim vetë. PD ato 1 mln faqe që kanë ardhur, nëse ju nuk pranoni komisionin, do t’i publikojë një nga një. Do ta bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj mos kini frikë”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a Comment