Transporti ajror, 2.4 milionë pasagjerë për 3 muaj

1 Min Read

Trafiku ajror shënoi një rritje të ndjeshme edhe përgjatë 3mujorit të fundit të vitit 2024. Sipas INSTAT në periudhën TetorDhjetor kanë udhëtuar me linja ajore 2.4 milion pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo ka bërë që viti 2024 të shënojë një rekord prej 10.7 milion pasagjerësh, ndërsa numri i fluturimeve shkoi në 68 mijë, 30% më shumë sesa në vitin 2023.

Flukse të larta janë regjistruar edhe në lëvizjet përmes detit. Në 3mujorin e fundit të vitit 2024, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 211.371 persona, nga 197 mijë që kishe në vitin paraardhës.

Porti i Durrësit është porti nga i cili kanë udhëtuar 61,7% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Sarandës me 29,1% dhe më pas porti i Vlorës me 9,2%.

Share This Article
Leave a Comment