Në rrugë hapet një vrime gjigande, gëlltitet kamioni në Japoni 

1 Min Read

Kjo vrimë gjigante në një rrugë në qytetin japonez të Yashio ka “gëlltitur” një kamion. 

Ekipet e shpëtimit po vijojnë operacionin për të shpëtuar shoferin e kamionit, i cili ka mbetur i bllokuar për orë të tëra. Ekipi fillimisht planifikoi të shpëtonte shoferin duke hyrë në gropë, por dy anëtarë u plagosën lehtë, ndërsa u përpoqën te ndërhynin. 

“Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë për 24 orë”, megjithatë “ne nuk jemi në gjendje të kontaktojmë shoferin”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve për mediat e huaja. 

Autoritetet vlerësojnë se gropa është rreth 33 metra e gjerë afërsisht sa madhësia e një pishine dhe 20 metra e thellë. 

Policia ka nisur një hetim  për të zbuluar çfarë e shkaktoi gropën, e cila është shfaqur në një rrugë  ku ka shumë restorante dhe biznese lokale. 

Ndërkohë, në mediat sociale jane ngritur shqetësime për infrastrukturën lokale. 

Share This Article
Leave a Comment