Balluku, monstër e shtetit elektoral

1 Min Read

Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza ndaj ministes së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke e quajtur “monstër të shtetit elektoral”.

Berisha deklaroi se Balluku kryeson krimin shtetëror, duke theksuar se ka hapur zyrat në të gjithë Myzeqenë “me punonjësit e ministrisë që ngulen aty si terroristë elektoralë”.

“Krimin shtetëror elektoral e kryeson Lubi Balluku, ky person që vjedhjet e saj tejkalon pas Edi Ramës çdo person tjetër në historinë  e vendit, ka hapur zyrat në të gjithë Myzeqenë me punonjësit e ministrisë që ngulen aty si terroristë elektoralë”, deklaroi kryedemokrati.

Berisha deklaron se Balluku e drejtonte Peshkopinë me Ymer Lalën, nga resorti i tij, që ia asfaltonte rrugën deri tek dera e resortit, ndërsa tashmë në Fier po përdor metodat e një terrorizmi të vërtetë elektoral.

Share This Article
Leave a Comment