Vidhte monopatina në kryeqytet, arrestohet 24-vjeçari. I dënuar për dhunë në familje

2 Min Read

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar me iniciale A. B., pasi akuzohet se ka vjedhur 5 monopatina të 5 personave të ndryshëm në kryeqytet.

I riu është dënuar më parë për dhunë në familje.

Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, bazuar në denoncimet e marra nga qytetarë të ndryshëm, për raste të vjedhjes të monopatinave të tyre, falë dhe inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;
– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;
– Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;
– Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;
– Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment