Korrupsion e shpërdorim detyre, arrest shtëpie për dy policët e Elbasanit

2 Min Read

Dy policë në Elbasan janë arrestuar me urdhër të AMP, pasi akuzohen për dy vepra penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’. Ndaj dy policëve, Nertil Xhemalaj dhe Eraldi Koprencka, është caktuar masa e arrestit në shtëpi me vendim të Gjykatës së Elbasanit.

AMP njofton se hetimi ndaj policëve ka nisur që në vitin 2014 dhe masa e arrestit në shtëpi u caktua nga Gjykata e Elbasanit pasi u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

nspektor Nertil Xhemalaj, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Inspektor Eraldi Koprencka, me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan.

Vendimi i Gjykatës erdhi në bazë të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet hetimore të thelluara të AMP nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u bë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve që krijojnë dyshimin e arsyeshëm për implikimin e këtyre punonjësve në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës”, njofton AMP.

Share This Article
Leave a Comment