Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për zhvendosjen e banorëve të Gazës në Jordani dhe Egjipt. Ai ka thënë se palestinezët do të jetonin më mirë në një vend “ku nuk ka dhunë”.
“Unë do të doja që ata të shkojnë në një zonë ku mund të jetojnë pa trazira, revolucione dhe dhunë,” u tha presidenti amerikan gazetarëve në bordin e Air Force One.
Ai gjithashtu ka shprehur se do të diksutojë për këtë çështje me kryeministrin Benjamin Netanyahu kur të vijë në Uashington për ta takuar. Sipas mediave izraelite, zyra e Netanyahut po planifikon që kryeministri të udhëtojë në Uashington të dielën, ku ai do të takohet me Trump në fillim të javës.