Dhe ai mbrëmë ka folur me akte, me akte të SPAK dhe kjo është shumë e rëndë.
SPAK njëherë ka detyrimin ligjor që të dalë të bëjë transparencë dhe të thotë se ato që u thanë mbrëmë janë në procedim apo jo, ka kallëzime apo jo për to. Por nuk e bën SPAK këtë. SPAK përgënjeshtronte çdo fjalë të Berishës kur ishte në arrest shtëpie, dilte. Tani pse nuk del SPAK të thotë, nuk ekziston çështja e llogarase, nuk ekziston kjo e inceneratorëve, nuk ekziston AKSHI, ose kemi procedim dhe jemi nën hetim.
Ju thonë pas se jep media, Rama dhe kjo mazhorancë, ata më të thekurit që i përmendi mbrëmë dhe të titulluar, këta kur pengojnë SPAK, dhe kanë kapur SPAK, llogarit se ç’bëjnë me median, prandaj kjo dekripton edhe diçka tjetër që këta jo vetëm kanë kapur drejtësinë, këta kanë kapur mediat dhe u desh vetëm një emision mbrëmë që të vijë në një deduksion të tillë dhe ky e ka bllokuar këtë histori.
Duhet të dini një gjë, nga pikëpamja juridike, në kuptim të provës, është çdo lloj informacioni që merr, çdo lloj informacioni në formën e kërkuar nga ligji. Forma e kërkuar nga ligji është ata që vijnë dhe marrin këtu tek SYRI, me kërkime marrje dhe bëjnë ekspertimin e autentikitetit, siç bën Amerika me rastin e terroristëve, siç bëjnë të gjitha prokuroritë e botës.
Ai nxori dje një sërë aktesh, ato akte, ata, me mjetet që janë sot ata mund t’i marrin dhe t’i shikojnë në sekondë, ato nga atje kanë dalë, nga SPAK, dhe e thotë këtij populli në çfarë gjendje është ky hetim, se Salianji është në burg për kallëzim të rremë, po ky që thotë të vërtetën në publik, po ku që flet në publik nuk është burim informacioni?