Zyrtare/ Kishte mbetur pa ekip, ish-lojtari i Dinamos prezantohet në Kosovë

1 Min Read

Endri Reçi është përforcimi i fundit i Gjilanit. Klubi e ka prezantuar 24-vjeçari, që ishte pa ekip pas largimit nga Teuta në shtator.

Reçi ka firmosur kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Mbrojtësi do të luajë për herë të parë jashtë kampionatit shqiptar. Më parë ka mbajtur veshur fanellën e Kukësit, Dinamos, Besës, Pogradecit dhe Kastriotit.

Njoftimi i Gjilanit:

“Sport Club Gjilani komunikon se ka arritur marrëveshje me futbollistin Endri Reçi për të qenë “kuqebardh”. Klubi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026.

24 vjeçari vjen nga radhët e Teutës në Kategorinë Superiore në Shqipëri, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të tjera shqiptare si Kukësi, Besa e Kavajës, Pogradeci dhe Dinamo. Reçi është një përforcim për repartin e mbrojtjes, si futbollist që mund të luajë edhe në pozitat e krahut.

Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit”.

Share This Article
Leave a Comment