TIRANA- Këshilli Drejtues i RTSH-së ka votuar për drejtor të Përgjithshëm në fazën e parë pa diskutuar kriteret që plotëson ose jo secili kandidat. Nga ky votim kanë dalë në balotazh kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo me nga 7 vota pro secili.
Votimi pa diskutuar kriteret që plotëson ose jo secili kandidat në garë e minon procesin, pasi votohet kandidati me njohuri të kufizuara, pa vërtetuar CV-në e tij. Mësohet se Kryetari i Këshillit dhe vetë anëtarët kanë lejuar të votojë dhe një anëtar që gjendet jashtë shtetit, konkretisht në Vietnam. Kështu, vendosja në pikëpyetje e votës së fshehtë e bën procesin të pavlefshëm.
Në mbledhje, Këshilli Drejtues i RTSH-së mori vendimin që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët që morën numrin e barabartë të votave, Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Sa u takon kandidatëve të tjerë dhe votave përkatëse pro dhe kundër ata u renditën si mëposhtë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së në fazën I:
Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;
Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;
Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër;
Një votë e pavlefshme.