Në Syri TV ish ministri i financave Arben Ahmetaj e konsideroi qeverinë organizatë kriminale, ndërsa shtoi se aty vendos Belinda Balluku e cila emëron ministra dhe drejtor policie si të dojë ajo.
“Qeveria është 5 B . Ministri i brendshëm, financat, dhe tre të tjerë janë emëruar nga Balluku. Ka emëruar dhe drejtues policie, por nuk është sot aty. Përveç ndryshimeve që ka bërë të ndryshme dhe këtë për të patur pushtetin në dorë”, tha Ahmetaj.
Më tej ai shtoi se Balluku ka pushtuar qeverinë dhe bënë çdo veprim në favor të Eddi ramës.
„Ajo ka paguar njerëz kundër Erjon Veliajt. Njerëz të saj kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë kundër Veliajt. Ajo është një plaçkitëse”, tha Ahmetaj.