Lejuan peshkimin në liqenin e Ohrit, pezullohen nga detyra tre punonjësit e policisë

2 Min Read

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar këtë të hënë dy inspektorë dhe një nënkomisar nga Policia Kufitare e Pogradecit, pasi akuzohen se kanë lejuar peshkimin e paligjshëm në liqenin e Ohrit.

Ata akuzohen për veprave penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

N/Komisarin Ilirjan Turtulli me detyrë Specialist Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë.

Inspektor Kudret Latollari me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë.

Inspektor Fatos Ismailaj me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, në DVKM Korçë”, thuhet në njoftimin e AMP-së.

Për tre efektivët në fjalë ka pasur dyshime të arsyeshme se “edhe pse kanë konstatuar më datë 28.12.2024 shtetasit E.P. dhe L.E. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit, me veprime dhe mosveprime, kanë favorizuar aktivitetin e kundraligjshëm të këtyre shtetasve, me dyshime përfitimi”.

Share This Article
Leave a Comment