Burgosja e Salianjit! Berisha: Klanet qeveritare u tronditën nga denoncimet e tij

1 Min Read

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij, foli për burgosjen e ishligjvënësit demokrat Ervin Salianji.Berisha tha se Salianji është një politikan i ri kurajoz, që ndodhet në burg, pasi tronditi klanet qeveritare.

Sipas tij, PD do të bëjë gjithçka përpara zgjedhjeve të 11 majit, që krimet politike të mazhorancës të marrin ndëshkimin e merituar.

Sali Berisha: Klani Rama e klani Xhafaj kanë tmerr nga denoncimi i Salianjit. Ervin Salianji është një martir i gjallë i fjalës së lirë, ai qëndron prapa hekurave në qeli vetëm se paraqiti prova se vëllai i Xhafajt vijonte të merrej me trafik droge. Salianji nuk ka bërë padi në jetën e tij. Salianji denoncoi se vëllai i ministrit vazhdonte aktivitetin ilegal.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të mbajtjes së një njeriu pa faj në burg. Unë e siguroj Salianjin se PD do bëjë gjithçka që klani mafioz RamaXhafaj të marrë përgjigjen e merituar. Krimet politike të mazhorancës do marrin ndëshkim tepër të rëndë.

The post Burgosja e Salianjit! Berisha: Klanet qeveritare u tronditën nga denoncimet e tij appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment