Aksident në Kosovë, humbin jetën tre persona

1 Min Read

Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Pejë, në fshatin Çubrel dhe si pasojë kanë humbur jetën 3 persona.

Rastin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve”, shkroi ai.

Share This Article
Leave a Comment