Ishte parashikuar të mbërrinte të hënën, anija me emigrantë nga Italia shtyn ankorimin për shkak të një defekti 

1 Min Read

Anija Italiane Casiopea me rreth 49 emigrantë të ndaluar në ujërat ndërkombëtare të Lampeduzës pritet të mbërrijë të martën e 28 Janarit. Burime për Tv Klan bëjnë me dije se anija ka pësuar defekt dhe është shtyrë ankorimi i saj për të martën, pasi më herët ishte parashikuar që të mbërrinte mëngjesin e së hënës së datës 27 Janar. 

Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve të paligjshëm që pritet të mbërrijë në Shqipëri. Më 16 Tetor 2024 anija lufatarke “Libra” solli në bord 16 emigrant, 10 nga Egjipti dhe 6 nga Bangladeshi, por që me vendim të gjykatës Italiane ata pas 3 ditësh u rikthyen në vendet e origjinës. 

Ndërsa e njëjta situatë ndodhi edhe me 8 emigrantët e tjerë që mbërritën me 8 Nëntor të vitit të kaluar, ku sërish gjykata italiane vendosi t’i kthejë mbrapsht duke i cilësuar Egjyptin dhe Bangladeshin si vende të sigurta. 

Share This Article
Leave a Comment