Ndeshje “e çmendur” me 9 gola, futbollisti shqiptar i jep 3 pikët skuadrës turke

1 Min Read

Duel i çmendur me plot 9 gola të shënuar mes Alaniasporit dhe Basaksehirit, që përfundoi me shifrat 5 me 4. Protagonist në këtë përballje u bë edhe futbollisti shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, i cili shënoi golin e pestë për Alaniasporin, i cili ishte dhe goli i fitores.

Hadërgjonaj shënoi në minutën e 90-të të sfidës nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.  

Ky ishte goli i dytë i mbrojtësit shqiptar të Kosovës në Superligën turke me fanellën e Alaniasporit këtë edicion. Ai gjithashtu ka dhuruar edhe dy asiste në 20 ndeshje. 

Share This Article
Leave a Comment