Ndeshjet e marsit, në debutimin e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit 2026, po afrojnë. Duhen monitoruar lojtarët e mundshëm për grumbullim dhe Sylvinho e stafi i tij janë duke bërë pikërisht këtë. Braziliani së bashku me ndihmësit e tij Doriva e Zabaleta, po vijojnë turin e vëzhgimeve dhe takimeve me futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet europiane.
Pasi ishin prezent në Epet Arena në Pragë për sfidën Sparta-Inter, ku u përballën dy mesfushorët kuqezi Laçi e Asllani, këtë herë, stafi kuqezi ka udhëtuar drejt Anglisë. Çuditërisht me vonesë, sepse të enjten humbën mundësinë për të parë përfaqësimin e Bajramit në Old Trafford, në Manchester United-Rangers. Sidoqoftë, Sylvinho e të tjerët ndoqën nga afër ndeshjen mes Bristol City dhe Blackburn, për të vëzhguar sulmuesin Anis Mehmeti.
Lexo më tej: Në Pragë për Sparta -Inter, Laçi e Asllani nuk zhgënjejnë:Sylvinho nuk pa dot Tucin
Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristol City, por nuk është një njohje e re, sepse Sylvinho e ka thirrur edhe më parë në kombëtare, për ta lënë më pas në harresë. Por duke qenë se Mehmeti ka spikatur me performancat e tij të mira gjatë këtij sezoni, mund të paraqitet një mundësi e re.
Në vijim, stafi teknik i Kombëtares ka planifikuar vizita të tjera, për të ndjekur nga afër lojtarët e Kombëtares që aktivizohen në Europë.
🔎 Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, vijojnë turin e vëzhgimeve të lojtarëve kuqezi.
ℹ️ Ditën e shtunë ata kanë ndjekur nga afër në stadium Anis Mehmetin, në ndeshjen mes Bristol City dhe Blackburn Rovers. pic.twitter.com/wEDfyhLbRz
— FSHF (@FSHForg) January 26, 2025