Përfshihet nga flakët garazhdi në një pallat 8 katësh tek “Kika 1”, evakuohen banorët

1 Min Read

Një garazhd në një pallat 8 katësh është përfshirë nga flakët rreth orës 18:00 tek Komuna e Parisit, tek Kika 1.

Policia po bën të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit.

“Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Share This Article
Leave a Comment