Në kuadër të operacionit, në prani të prokurorit janë kryer kontrolle në 8 qeli ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 4 celularë, karikues, fisha karikimi dhe Handsfree. Gjatë kontrollit të 19 të burgosurve, dy prej tyre u janë gjetur dhe sekuestruar 2 thika të improvizuara.Mësohet se për këto sende është ngritur akuzë ndaj 4 shtetasve shqiptarë.