Do të sigurojë energji për rreth 12 mijë familje

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama flet për një projekt tjetër të rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Bëhet fjalë për Erseka Solar Park.

Kreu i qeverisë thotë se nga ky park do të prodhohen 50 mln kWh në vit dhe do të sigurojë energji për rreth 12 mijë familje.

Mbi 100 banorë lokalë janë punësuar dhe trajnuar aty, ndërsa Bashkia Kolonjë ka përfituar deri më sot 200 mijë euro në taksa lokale. Kjo është vetëm faza e parë e këtij investimi të madh pasi synimi i qeverisë është 100 MW kapacitet total në Kolonjë.

Share This Article
Leave a Comment