Vdes në një lokal një person në Fier

1 Min Read

Një i moshuar ka humbur jetën në lagjen “15 Tetori” të Fierit.

Burime bëjnë me dije se viktima është rreth 70-vjeç, banor i lagjes, i cili ka ndërruar jetë në ambientet e një lokali.

I moshuari nuk është ndjerë mirë dhe në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht nuk është arritur të shpëtohet.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar lokalin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share This Article
Leave a Comment