Sekretari për Çështje Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri u pyet në emisionin “Log.” në News 24 se çfarë po ndodh me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjiknuri u shpreh se Veliaj është bashkëdrejtues i listës së PS-së për Tiranën. Ai shtoi se nëse një politikan qëndron gjatë në pushtet, është normale që do të ketë edhe akuza.
“Erion Veliaj është në punën e tij. Tashmë ka nisur edhe një hetim ndaj tij. Është bashkëdrejtues i listës së Tiranës. Është bërë shumë mirë që Tirana ka 3 drejtues, pasi është qark që ka shumë deputetë.
Një taktikë të tillë e kam ndjekur edhe vetë në Vlorë, një pjesë të qarkut e drejtoja vetë dhe një pjesë ia delegoja një tjetër deputeti, duke qenë se ishte territor relativisht i madh. Janë taktika normale.
Nëse ke shumë kohë në pushtet, do përballesh dhe me akuzat, është krejtësisht normale”, – deklaroi Gjiknuri.
Deputeti socialist tha se PD është “në ditën më të zezë” për shkak se ka bërë gabime strategjike.
“PD është në ditën më të zezë të veten. Partia Demokratike ka bërë gabime strategjike. Nëse le mandatet, ti preve gjymtyrët e tu. Ti shkatërrove strukturat e tu, dorëzove mandatet.