TIRANË- Analisti dhe ish-zyrtari i Pentagonit, Michael Rubin ka folur pasditen e sotme ka folur ditën e sotme lidhur me shkrimin e tij për zgjedhjet e presidentit Donald Trump për ambasadorë, ndër të cilat përmendet edhe ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Rubin tha se po shkruante një libër për diplomacinë amerikan dhe në kuadër të kësaj ka zhvilluar vizita dhe takime për të folur për politikat amerikane në Korenë e Veriut dhe Kinë. Sipas tij gjatë këtyre takimeve ka mësuar se koreanët kishin audio dhe video të skandaleve personale të Yuri Kim gjatë kohës që ajo ishte vetëm një sekretare. Rubin u shpreh se asokohe Kim ishte e re dhe i ka lejuar vetes të kapet në situata komprometuese.
Michael Rubin: Po shkruaj një libër për diplomacinë amerikane, dhe në kuadër të kësaj kam shkuar në Kore për të folur për politikat amerikane në Korenë e Veriut dhe Kinë. Unë nuk takohem vetëm me zyrtarë amerikanë apo koreanë, por takohem edhe me akademikë, dhe ajo që mësova ishte se si koreanët e konsiderojnë politikën amerikane. Shumë persona më thanë se kur Yuri Kim ishte një ndihmëse e re, pra kur ishte asistente, ajo shkonte në Kore dhe koreanët e kishin përmendur emrin e saj pa e ditur se unë e njihja dhe më thanë se kishte disa skandale personale të saj. Por unë nuk do të hyj në detaje për këtë, dhe koreanët për këto skandale kishin regjistrime audio dhe video. Është normale që kur diplomatët shkojnë në vend, inteligjenca e atij shteti kryen kërkime. Fatkeqësisht Yuri Kim atëherë ka qenë e re dhe i ka lejuar vetes ta kapin në një situatë komprometuese. Ndoshta një arsye që akoma korenaët flasin për të është se ajo vetë është koreane.