“Është pranë mendjeve të shqiptarëve!” Berisha në Napoli: Projekti për Shqipërinë Madhështore e hartova gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie!

1 Min Read

NAPOLI- Berisha: Projekti i PD është më madhështori, më i bukur më fantastik që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Kushdo ka patur fatin të shoh një pikturë të Ibrahim Kodrës, ai e quan atë Shqipëria fantastike. Ky projekt u hartua gjatë  333 ditëve në arrest shtëpie, që mafia George Soros dhe Edi Rama ia rezervuan Sali Berishës.

Ky projekt është aq i afërt, aq real, është në mendjen dhe zemrat tuaja, të mbarë shqiptarëve kudo që janë. Ky projekt fillon me dhembshurinë ndaj atyre që janë në nevojë, që numërojnë kafshatën në Shqipëri, që nuk marrin dot ilaçet, që në spitale nuk mjekohen dot.

Share This Article
Leave a Comment