EMRI/ I dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë |

2 Min Read

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri, ndaj të cilit janë caktuar dy masa siguri dhe ishte i shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Mikel Zhegu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Two” në rrugën Ali Demi në kryeqytet.

Policia thote se Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e marrë falë inteligjencës policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Tëo” si rezultat i të cilit në rrugën “Ali Demi” u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Zh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit“, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment