Shqipëri-Andorra në Tiranë, mësohet numri i biletave të shitura |

1 Min Read

Shqipëria do të presë nesër në mbrëmje në orën 20:45 Andorrën për të luajtur ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026-të.

Mësohet se deri tani janë shitur 15 mijë bileta për të ndjekur nga afër Kombëtaren, ndërsa numri i tyre pritet të rritet deri nesër.

Edhe pse kuqezinjtë i nisën me humbje këto kualifikuese (0-2 kundër Anglisë), tifozët tanë janë shumë besnikë dhe do ta mbështesin nga tribunat e “Arena Kombëtare”.

Rikujtojmë që sot trajneri Silvinjo së bashku me një lojtar do të dalin në konferencën për mediat në orën 16:45 dhe më pas do të kryejnë një seancë stërvitore.

Share This Article
Leave a Comment