Pas humbjes së Shqipërisë 2-0 me Anglinë, ka folur Armando Broja dhe kapiteni Berat Gjimshiti.
Tre Luanët fituan falë golave të shënuar nga Lewis-Skelly dhe Harry Kane.
Armando Broja ka folur edhe për rikthimin e tij në kombëtare.
“E dinim që do të ishte e vështirë, Anglia është një nivel shumë i lartë. Ata me Francën, Belgjikën, Holandën e Spanjën, e dimë që kanë shumë cilësi. Por e dimë që kemi ardhur në shtëpinë e tyre. Por çdo gjë është e mundur dhe kishim disa mundësi për gol. E dinim që do ishte e vështirë, se Anglia ka cilësi shumë të madhe”
“Dhe kur lodhet ndonjë lojtar, futet një tjetër me cilësi dhe e dinim që ishte e vështirë. Ekipi ishte mirë, kishim mundësi të mos hanim ato gola. Se për mendimin tim nuk ishim shumë gola të bukur e rrezikshëm. Njëri ishte pasim pas shpine. Pastaj tjetri krosim në shtyllë të dytë e preku mirë sulmuesi. Por këto gjëra mund t’i përmirësojmë e mund të shkojmë një nivel më të lartë”, u shpreh Armando Broja.
“U ktheva nga një dëmtim i gjatë, ka qenë e vështirë dhe isha fokusuar te kthimi, te trupi. Të kem mundësitë më të mëdha e të mos dëmtohem përsëri. Sot më ka pëlqyer se si reagoi trupi e shkoi loja. Kisha edhe unë shanse për veten. Edhe një ditë tjetër mund të kisha shfrytëzuar shanset. Shënoja e kthenim ndeshjen se patëm dy mundësi në fund. Por janë disa gjëra të vogla që mund të shfrytëzojmë”, tha Broja i gëzuar për rikthimin në Kombëtare.
“Kombëtarja më ka munguar shumë, si e thashë para Europianit më pëlqen shumë të luaj me kombëtaren. Më pëlqejnë shumë tifozët që ishin të mrekullueshëm, na dhanë kurajë e ishim shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur që u ktheva me ekipin e çunat e shpresoj të rikuperoj tamam. 100%, të vazhdoj pa dëmtime e kënaqem me futboll”, tha Broja për “SuperSport” pas ndeshjes.
Ndërsa kapiteni Gjimshiti vuri theksin tek përballja e afërt me Andorrën.
“Besoj që vuajtëm në lëvizje. Të them të drejtën shumë shpejt pas ndeshjes të analizosh taktikën. Kam vërejtur që vuajtëm thellësinë e Bellingam, lëvizte shumë brenda linjës. E dimë të gjithë çfarë kualiteti ka. Me një lëvizje e nxjerr të gjithë mbrojtjen jashtë dhe e vuajtëm te goli i parë.
Sidomos nga minuta e 60-të, morën të gjithë lojtarët vetëbesim. Me hyrjen e Brojës, i fuste në vështirësi. Na dha motivim që mund të kapnim diçka. Si është futbolli, në momentin më të mirë erdhi goli i dytë dhe aty u mbyll loja.
Kemi akoma kohë. Është vetëm 1 ndeshje, Anglia favorite. Duhet të fokusohemi në ndeshjen e radhës. Ta harrojmë këtë sa më shpejt dhe të mendojmë për Andorrën. Nuk ka lojëra të thjeshta. Duhet të fokusohemi për të fituar atë ndeshje”, u shpreh Gjimshiti për Klan TV.
Botërori 2026, kualifikuese: Shqipëria humb 2-0 përballë Anglisë