Departamenti i Shtetit, në raportin e tij të fundit për trafikun e drogës, konfirmon edhe njëherë se Shqipëria e Edi Ramës është një narkoshtet.
Për më tepër, DASH e thotë qartë se grupet kriminale ndikojnë në qeveri.
“Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit, për të shtrënguar rregulloret dhe mbikëqyrjen e pastrimit të parave dhe për të luftuar ndikimin e grupeve të krimit të organizuar kudo në qeveri dhe shoqëri.
Ligjzbatimi shqiptar duhet të zgjerojë bashkëpunimin me homologët ndërkombëtarë për të synuar në mënyrë proaktive rrjetet kriminale ndërkombëtare shqiptare,” thekson raporti.