Godet 15vjeçaren tek vijat e bardha dhe largohet, policia në ndjekje të autorit

1 Min Read

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “30Vjetori” në qytetin e Beratit.

Një automjet që ishte duke qarkulluar me shpejtësi ka goditur një 15vjeçare,e cila po kalonte në vijat e bardha dhe është larguar nga vendngjarja.

15vjeçarja është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

Burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen kamerat e sigurisë në vendin e aksidentit, me qëllim identifikimin e mjetit dhe autorit.

The post Godet 15vjeçaren tek vijat e bardha dhe largohet, policia në ndjekje të autorit appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment