Brajan Gruda nuk fal brenda zone, realizon golin e radhës me Gjermaninë U-21 |

1 Min Read

Brajan Gruda ka gjetur golin e radhës me Gjermaninë U-21. Sulmuesi shqiptar zhbllokoi miqësoren që po luhet përballë Sllovakisë U-21.

Gruda shfrytëzoi si duhet asistin në zonë, kur luhej minuta e 34-t. 20-vjeçari nuk mund të gabonte përballë portierit.

Ky ishte goli i dytë për Grudën me Gjermaninë U-21. Duhet thënë se sulmuesi anësor i Brajtonit ka provuar të gjithë grupmoshat e Gjermanisë.

Tek ekipi i parë, Gruda ka qëndruar në stol përgjatë miqësores ndaj Ukrainës në marsin e kaluar.

GOLI I GRUDES- VIDEO

Share This Article
Leave a Comment