Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, theksoi rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si objektivin madhor të Partisë Demokratike.
Ai akuzoi qeverinë e Ramës për vonesat dhe pengesat në këtë proces, duke argumentuar se integrimi duhet të bazohet në meritë dhe në përmbushjen e kritereve evropiane.
Së pari, duhet të garantoj qytetarët shqiptarë se PD si lokomotiva e vërtetë e proceseve integruese e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare, në Këshillin e Europës, në NATO, institucione të tjera, si partia që mori nga Komisioni Europian për statusin e Kandidatit, ka qëllimin më madhor, integrimin e Shqipërisë në BE.
Por theksoj edhe njëherë, kjo parti e konsideron këtë proces fund e krye të bazuar në meritë, ç’ka do të thotë, të bazuar në dy shtylla kryesor.
Në shtetin ligjor funksional, që parakupton liri dhe të drejta të shqiptarëve të garantuara.
Parakupton sistem gjyqësor të pavarur nga politika.
Parakupton luftë me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.
Parakupton procese gjyqësore të drejta dhe në kohë.
Shtylla tjetër ekonomia e tregut, funksionale, çka nënkupton para së gjithash garën e ndershme për kompanitë shqiptare e ndërkombëtare. Çka nënkupton prerjen me gërshërët e ligjit të çdo ndikimi të klaneve mafioze, në veprimtarinë ekonomike të Shqipërisë.
Çka nënkupton prerjen me gërshërët e ligjit të lidhjeve të politikës me krimin.
Çka nënkupton pastrimin e shtëpisë tonë me shtetin ligjor. Bandat dhe të lidhurit me bandat, politikanët e lidhur me bandat të vendosen para ligjit.
Ne garantojmë se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, do të jetë i pandalshëm. Falenderoj këshillin e ambasadorëve që i dha një goditje fatale mashtrimit dhe fushatës së mashtrimit të Edi Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në vitin 2030 apo 2027.
Një kusht nxorën të parën mbi të parët, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Ndaj dhe Edi Rama qarkullon si kreu i organizatës kriminale nga një sallë në tjetër me një pasaportë shqiptare sikur do të jetë kjo pasaporta Europiane. Mori përgjigje përfundimtare në Bruksel.
Një sharlatan mashtrues i papërgjegjshëm që kërkon të mbulojë vonesën 12 vjeçare, ngadalësimin dhe pothuajse ndalimin e procesit të integrimit për pothuajse 12 vite me radhë.
Nuk harrojë shqiptarët fishekzjarret, shampanjën dhe dekoratat e korrikut 2017, sikur gjoja u hapën negociatata, të cilat u hapën këtë vit.
Edi Rama po heq çdo lloj filtri dhe është lëshuar nga mëngjesi në darkë në një mashtrim për qytetarët shqiptarë.
Duke i garantuar ata se ylli polar i programit të PD do të jetë interesi kombëtar dhe ai qëndron në integrimin e Shqipërisë në BE.
Me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës dhe jo në BE.