Të erdhi mesazhi dhe po mbron shefin!

2 Min Read

Ky qëndrim i analistit, u pasua me një reagim të deputetes opozitare Orjola Pampuri, e cila i kujtoi Sejaminit kohën kur ishte këshilltar i Bashës.

Kaq u desh, që analisti t’i kthehej duke i theksuar se “argumentet e tij mbi politikën i ktheu në çështje personale”.

Pjesë nga debati:

Neritan Sejamini: Po më bën mua fajtor? Po pse e theksove kaq shumë këtë gjë?

Orjola Pampuri: Dinjiteti humbet profesionalisht kur ti përfshihesh në pisllëqe, hajdutllëqe, në gjëra të pisëta që bëjnë pis fytyrën tënde. Ndërsa mënyra si ti thua një të vërtetë dhe ti gjen 1001 mënyra për ta thënë atë të vërtetë, nuk të humbet dinjitetin! Këtë po bën zoti Basha, na ka përfshirë një politikë llumi që e ka sjellë zoti Rama.

Blendi Fevziu: Këshilltarët nuk janë magjistarë! Varet nga brumi vetë…

Neritan Sejamini i kthehet Pampurit: Ti po e bën personale.

Orjola Pampuri: Ne jemi bashkëpunëtotë të mirë.

Neritan Sejamini: Ti e bëre personale se të erdhi një mesazh dhe nuk është dinjitoze për ty meqë po flasim për dinjitetin. Ti je me mua këtu dhe nga një bisedë teknike po e bën personale, kjo është mungesë dinjiteti. Më dëgjo mua, e more mesazhin… Po më sulmon mua personalisht sepse ty s’të pëlqeu argumenti im dhe ti po mbron shefit. Është vyrtyt të jesh besnike ndaj shefit, por mos e bëj kurrë që një muhabet politik ta bësh personal. Të të bëj biografinë unë ty?!

Share This Article
Leave a Comment